ITALI
Pashkët e këtij viti janë ndryshe për të gjithë besimtarët katolik nëpër botë. Asnjë prej tyre nuk do të bëjë atë që ka bërë çdo vit, si të shkojë te njërëzit e afërt të festojnë bashkë, të shkojnë ne Kisha ku të kremtojnë ngjalljen e Krishtit. Koronavirusi ka bllokuar të gjithë botën në shtëpi.
Ashtu edhe italianet si e gjithe bota ndodhen në shtëpi. Italia prej me shumë se një muaji ndodhet e mbyllur për shkak të masave të marra per mospërhapjen e koronavirusit në vend. Kryeministri Italian Conte me një mesazh në facebook ka uruar të gjithë italianët kudo që ndodhen.
“Gëzuar Pashkët të gjithë italianëve. Gëzuar atyre që vuajnë, atyre që para syve kanë një karrike bosh, atyre që luftojnë në repartet spitalore për të larguar lotët dhe dhimbjet nga komuniteti i tyre.
Na mungojnë buzëqeshjet e të afërmve tanë, përqafimet e miqve, traditat e bukura të vendit tonë, shtrëngimet e duarve në Kisha, në sheshe, në bare.
Heqja dorë e shumë gjërave në këtë të diel të bekuar është një gjest i lidhjes autentike ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi dhe që do të jemi në gjendje të rimarrim së shpejti.
Sot nuk do të jetë si herët e tjera, por nuk do të jetë as nesër, kur të shtrëngojmë fort atë që ka rëndësi, Së bashku do t’ia dalim”- shkruan Conte në rrjetin social Facebook.
(BalkanWeb)
