Pamjet që shihni tregojnë rrënojat e helikopterit ku udhëtonte Presidenti iranian Ebrahim Raisi, i cili thuhet se ka humbur jetën, bashkë me disa zyrtarë të tjerë.

Pamjet në fjalë, të bëra përmes një droni janë shpërndarë në kanalet e mediave sociale të agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA. Video është xhiruar nga Gjysmëhëna e Kuqe, ndërsa duket se tregojnë bishtin e një helikopteri pranë një copë toke të djegur në një kodër të mbushur me mbeturina.

  • foto galeri

Ekipet e shpëtimit kanë thënë se nuk ka shenja jete në vend.

Disa orë më vonë, janë publikuar videot e nxjerrjes së trupave të viktimave nga helikopteri.

Përveç presidentit të Iranit dhe ministrit të jashtëm të vendit, në bordin e helikopterit ishin edhe shtatë persona të tjerë, të cilët gjithashtu kanë humbur jetën.

Ata janë Guvernatori i Provincës së Azerbajxhanit Lindor, Malek Rahmati, Imami i Namazit të së Premtes në Tabriz, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, bashkë-pilot, shef i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truprojë tjetër.

Presidenti i Republikës Islamike Ibrahim Raisi, i cili vdiq në moshën 63-vjeçari, u zgjodh në vitin 2021 dhe Ministri i Jashtëm Hossein Amirabdolahian mori detyrën gjithashtu në vitin 2021./

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb