Sezon për t’u harruar për portierin e Real Madridit dhe Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois. I rikthyer së fundmi në fushë pas një dëmtimi të gjatë, “gardiani” i shqetësoi të gjithë stafin madrilen sot gjatë stërvitjes, teksa kishte dhimbje të forta në gjurin e tij të djathtë.

Ai iu nënshtrua menjëherë testeve përkatëse, futbollisti u diagnostikua me këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë.  Me fjalë të thjeshtë, Courtois do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.

Vërtetë i pafat 31-vjeçari që kishte planifikuar të ndihmonte skuadrën në këtë fazë të edicionit. Në këto kushte, trajneri Ancelotti do t’i besojë portën Lunin-it.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: