Thibaut Courtois u dëmtua sërish në stërvitje me Real Madridin dhe do t’i mungojë skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit. Klubi i Los Blancos ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se portieri iu nënshtrua sot një operacioni.

“Lojtari ynë Thibaut Courtois iu nënshtrua sot një operacioni të suksesshëm për dëmtimin e meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë nën mbikëqyrjen e Shërbimeve Mjekësore të Real Madridit. Courtois do të fillojë procesin e rikuperimit në ditët në vijim” – Shkruan klubi.

Ajo që mund të thuhet me siguri për Courtois është se rikthimi në fushë  nuk do të ndodhë pa kaluar të paktën dy muaj. Sa i takon objektivit, synohet prezenca në Europian.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: