BRITANI E MADHE

Britania e Madhe, e cila kohët e fundit është duke luftuar me variantin e ri të koronavirusit ka përshpejtuar me fushatën e vaksinimin.

Që prej datës 8 dhjetor deri më sot janë vaksinuar 2, 4 milionë njerëz me dozën e parë të vaksinëns anticovid. Të dhënat janë deklaruar nga kryeministri Boris Johnson dhe u komentua me entuziazëm nga Nadhim Zahaëi, ministër i emëruar për fushatën e vaksinimit.

Ndërkohë sipas mediave në vend babai i kryeministrit Stanley Johnson 80 vjeç ka marrë dozën e dyfishtë të vaksinës përpara se qeveria të vendoste zyrtarisht të zgjaste intervalin midis dozës së parë dhe të dytë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb