“Kjo pritet të jetë një merkato me pak para kesh si pasoj e krizës që ka sjell Covid-19, do të fokusohet tek shkëmbimi i lojtarëve dhe tek formula të ndryshme huazimi, sigurisht që do të jetë një merkato kreative”, kështu u shpreh një ditë më parë Fabio Paratici. Drejtori sportiv i Juves la të kuptohet se do të jetë shumë e vështirë të arrijnë tek lojtarë si Paul Pogba, një nga objektivat e tyre kryesor.

Në këtë situatë të vështirë ekonomike, Real Madrid parakalon sërish “Zonjën e Vjetër” falë një buxheti shumë herë më të madh. Vetë ylli francez shpresonte shumë që ky të ishte sezoni i tij i fundit në “Old Traford”, por Covid-19 mund të bëj që “gjeli” të mbetet sërish tek Man.United. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Pogba duket se nuk e ka mendjen tek e ardhmja, mezi pret të zbres në fushë: “Sa më përket mua, u bë një kohë e gjatë që jam jashtë fushave të lojës, për momentin mendoj vetëm të rikthehem të luaj”, u shpreh Pogba.

Në mënyrë surprizë kohët e fundit është folur dhe për një interesim nga ana e Interit për mesfushorin francez. Steven Zhang kërkon ti bëj një dhuratë të veçantë Antonio Contes në këtë moment të vështirë, kërkon ti dhuroj një “top player” për të shtuar edhe më shumë cilësinë në formacion. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ëndrra e presidentit Zhang është Paul Pogba. Inter shpreson që të arrij tek Pogba duke shitur përfundimisht Icardin, Perisic dhe Nainggolan ose ti përfshij në marrëveshje, një shkëmbim lojtarësh.
(BalkanWeb)
