Një aeroplan me 550 000 doza të vaksinës kineze, u ul në Budapest duke e bërë Hungarinë vendin e parë të BE-së që përdor medikamentin kinez kundër Covid-19 ”Sinopharm”, sipas Deutsche Welle.

Kjo sasi mjafton për të trajtuar 275 000 persona.

Hungaria u bë vendi i parë i BE që merr vaksinën antiCovid-19 të prodhuar nga kinezët.

Vendi po blen vaksina nga vendet jashtë programit të përbashkët të prokurimit të BE, duke pretenduar se vonesat në përhapjen e bllokut po kushtojnë jetë.

”Dërgesa është e mjaftueshme për të trajtuar 275 000 persona”, tha Agney Galgoczy, kreu i Departamentit të Epidemiologjisë të qendrës Kombëtare të Shëndetit Publik hungarez.

Vendi pret të marrë 5 milionë doza totale të vaksinës ”Sinopharm” gjatë katër muajve të ardhshëm.

Budapesti e njoftoi këtë marrëveshje që në janar.

Serbia fqinje tashmë po përdor vaksinat kineze, që ”Sinopharm” thotë se është gati 80% efektive.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb