Hong Kongu ka vendosur të testojë falas 7.4 milionë banorë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në vend.

Kryetarja Carrie Lam në një deklaratë për mediat u shpreh se testimet masive do të nisin më 1 shtator dhe do të zgjasin për dy javë. Edhe pse rastet ditore po bien, Lam e përshkruajti situatën në Hong Kong si “kritike” me “numër të lartë të rasteve”.

Disa këshilltarë lokalë kanë ngritur shqetësime se Kina mund të përdorë testet për të grumbulluar ADN-të për qëllime të mbikëqyrjes. Një gjë të tillë është kundërshtuar nga Lam, duke e quajtur akuzë të rrejshme.

Hong Kong numëron më shumë se 4600 të infektuar me COVID-19, ndërsa 75 persona kanë humbur betejën me virusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb