Koronavirusi i ka marrë jetën gazetarit dhe historianit shqiptar, Nuri Dragoi.

Lajmin e hidhur e bëjnë të ditur familjarët dhe miqtë, përmes mesazheve prekëse në rrjetet sociale, ku thoni se ai ka ndërruar jetë pas shtrimit prej një jave në spital.

Ja një prej mesazheve të miqve të tij:
Nje ikje dhimbshme e Nuri Dragoi.
Iku u nda nga jeta pas nje jave ne spital. E kishim lene te takoheshim te henen e para dy javesh, por nuk erdhe, por nuk harrove te me dergoje mesazh: “Jam spital, sa te dal do te njoftoj te takohemi”
Por nuk e mbajte fjalen..! U shprehe i gatshem per nje redaktim.
E njoh jo shume personalish, por prej vepres se tij..7 vellime per historin e Permetit dhe te 8 gati per te botuar.
Autori i librit per Kasem Trebeshinen qe tronditi realitetin e letersise shqiptare.
Autori i shume veprave kombetare.
Dhe ne fund kishe gati per botim nje kendveshtrim te ri te historise se viteve 1870-1880, kryesisht nga arkiva austriake, ku me thoshe:
– E di qe do krijoj shume debat per kete liber, por te vertetes nuk duhet ti druhem.
Ikja jote me dhembi dhe tronditi shpirtin.
Te qofte dheu lehet o njeri i vecant .

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb