Autoritetet kineze kanë miratuar së fundmi përdorimin e vaksinës së prodhuar prej tyre, “Sinovac”, edhe te fëmijët, midis moshave 3 e 17-vjeç.

Lajmi është bërë i ditur nga CEO i kompanisë Yin Weidong.

Kompania e njohur e vaksinave kineze, aktualisht, e kishte miratuar vaksinën për përdorim, nga mosha mbi 18 vjeç. Kjo masë do të ndikojë sipas autoriteteve, në uljen e infektimeve dhe imunizimit e popullësisë.

Yin tregoi së është e vërtetë që të miturit paraqesin simptoma të lehta, por ata, janë potencial i transmetimit të virusit te moshat e treta, të cilat janë edhe më të rrezikuara.

Rezultatet paraprake nga provat klinike të Fazës I dhe II treguan se vaksina mund të shkaktojë përgjigje imune në pjesëmarrësit tre deri në 17 vjeç dhe reagimet më të rrezikshme, ishin pa probleme serioze për shëndetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb