Udhëheqësit politikë të Lituanisë u vaksinuan me  AstraZeneca kundër Covid-19, drejtpërdrejt në televizion, në një lëvizje për të rritur besimin e publikut.

Presidenti Gitanas Nauseda dhe kryeministrja, Ingrida Simonyte morën sot dozën e parë  nga dy dozat e vaksinës së AstraZeneca, në klinikat në kryeqytetin Vilnius.

Edhe kryetarja e Parlamentit Viktorija Cmilyte-Nielsen dhe ministri i Shëndetësisë, Arunas Dulkys gjithashtu do të vaksinohen sot.

Lituania, si shumë vende të tjera evropiane, pezulloi përkohësisht vaksinimet me  AstraZeneca javën e kaluar për të kontrolluar efektet anësore të mundshme.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb