Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19, dhe që tregon se është një virus i sintetizuar dhe më pas i lëshuar nga një laborator, sipas “Il Messaggero”.

Studimi u krye dhe u publikua nga studiues të Universitetit të Uellsit të Ri Jugor, Australi.

Autorët shpjeguan se rezultatet e punës së tyre tregojnë se origjina e panatyrshme e virusit është “më e mundshme” sesa origjina natyrore e tij.

Çështja se cila ishte “shkëndija” e pandemisë që ka mbajtur nën kontroll të gjithë botën vitet e fundit ka qenë gjithmonë shumë e diskutuar.

Me kalimin e kohës, ka pasur hetime, raporte nga komisione ekspertësh dhe botime shkencore që në rastin e një origjine natyrore, mund të kishte sjellë virusin te njerëzit.

Studime të ndryshme të shkencëtarëve gjithashtu ngjallën dyshime dhe hipotezuan manipulimin e njeriut me virusin dhe arratisjen nga laboratori.

Ndërsa shumica e studimeve janë fokusuar në origjinën zoonotike ky hulumtim shqyrton anën tjetër të medaljes, një prolog alternativ, probabilitetin e një origjine të panatyrshme, pra i prodhuar nga një laborator.

Shkencëtarët përdorën një mjet të krijuar të analizës së rreziku, për të dalluar epidemitë natyrore nga ato të panatyrshme.

Ky mjet vlerësimi quhet i modifikuar Grunow-Finke (mGft) dhe autorët e përdorën atë për të studiuar origjinën e Covid-19.

Por edhe para kësaj, në punën e mëparshme, ata kishin përdorur këtë sistem për të vlerësuar origjinën e një koronavirusi tjetër:Mers-CoV në Arabinë Saudite (autori i parë Xin Chen, një nga studiuesit që u mor gjithashtu me punën shkencore të Covid).

Gjithashtu në rastin e Mers-CoV, rezultati i analizës tregon një probabilitet të lartë të origjinës së panatyrshme.

“Duke iu rikthyer studimit për Sars-CoV-2, ky vlerësim i rrezikut nuk mund të demonstrojë origjinën specifike të Covid-19, por tregon se mundësia e një origjine laboratorike nuk mund të hidhet lehtësisht poshtë”, sipas ekspertëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: