Covid-19 ka prekur në themel botën e futbollit, një impakt shumë të madh pritet të ketë edhe në merkato duke i dhënë fund shumave marramendëse. Kjo situatë mund të bëj që në Milano, në shtëpinë ziklatër, të rikthehen disa lojtarë të cilët verën e shkuar u larguan si të padëshiruar nga Antonio Conte. Radja Nainggolan, Ivan Perisic dhe Mauro Icardi mund të kenë një mundësi të dytë për të vijuar karrierën tek Inter. Të tre lojtarët u larguar për arsye të ndryshme, mbi të gjitha për të vendosur një rend të ri në dhomat e zhveshjes. Duke parë krizën ekonomike që ka sjell coronavirus, merkato e ardhshme pritet të fokusohet kryesisht në shkëmbimin e lojtarëve, ose do të zhvillohet me shifra shumë të vogla.

Mauro Icardi
Mauro Icardi

Të tre lojtarët mund të rikthehen sërish në bazë, tek ekipi që ka në pronësi kartonin e tyre, tre lojtarët të cilët mund të përdoren nga Marotta. Për Nainggolan flitet për një kalim tek Fiorentina, mesfushori belg mund të shfrytëzohet për të arritur tek Chiesa. Nuk është e qartë nëse Bayern do të blej përfundimisht kartonin e Ivan Perisic ndërsa Icardi mund të kaloj tek Juventus, gjithnjë nëse PSG nuk shfrytëzon të drejtën për të blerë kartonin e argjentinasit. Nëse ky skenar nuk shkon sipas parashikimeve, nëse këto 3 lojtarët për arsye të ndryshime qëndrojnë në Milano, Antonio Conte do ta gjente veten përballë një telashi jo të vogël.

Perisic
Perisic

Nga të tre lojtarët vetëm Nainggolan mund të përshtatet, mund të ketë vend në formacionin e Contes. Perisic u largua pasi kroati nuk ishte shumë i përshtatshëm për skemën 3-5-2 që aplikon Conte ndërsa për Icardin diskutimi bëhet edhe më i vështirë, do të jetë thuajse e pamundur që argjentinasin ta pranoj ambienti ziklatër. Në këtë kohe shumë të vështirë, ku është e pamundur të parashikosh, Contes nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të shpresoj që këta lojtarët të sistemohen diku tjetër, në të kundërt i mbetet të përshtatet me grupin që do të ketë në dispozicion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb