Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhëna e fundit mbi situatën me Covid-19 në vend.

Në 24 orët e fundit nuk ka humbur asnjë qytetar jetën si pasojë e koronavirusit, ndërsa nga 561 testime kanë rezultuar 29 qytetarë të infektuar.

Njoftimi: 

8 Tetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 29 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 344 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 561

Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste Aktive 344
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 213
Elbasan 34
Fier 20
Vlorë 19
Shkodër 16
Lezhë 11

Gjirokastër 11
Durrës 7
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: