Shqipëria ka mbërritur në shifrën e 700 mijë vaksinimeve nga COVID-19. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një fotoje në rrjete sociale.

Kujtojmë se fushata e vaksinimit në vend ka nisur në muajin janar, e muaji maj, shihej si muaji i objektivit të 500 mijë vaksinimeve.

Kujtojmë se në vend aktualisht po vaksinohen disa kategori, përfshirë, policët, mjekët, të moshuarit e gazetarët. Sakaq, vaksinat që po përdoren janë ajo ruse, Sputnik V, kineze, Sinovac, AstraZeneca dhe Pfizer.

Njoftimi:

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: