17 931 paketa ushqimore iu janë shpërndarë familjeve në nevojë dhe të moshuarve në Bashkinë e Tiranës,
Mësohet se shërbimet e tjera përfshijnë blerje medikamentesh, për 409 familje, si dhe shërbim katering në banesë çdo ditë për 150 të moshuar të vetmuar.
Gjatë këtyre ditëve të karantinës për shkak të koronavirusit, janë ndihmuar 20 persona në situatë rruge, të cilët janë sistemuar pranë Strehës Tiranë, e cila qëndron e hapur 24 orë.
Qindra vullnetarë po ndihmojnë përditë gjyshe, gjyshër, familje në nevojë me pako ushqimore.
(BalkanWeb)
