Në shkollën 9-vjeçare në Këlcyrë është mbyllur klasa e Vlll.

Mësohet se shkak për mbylljen është bërë koronavirusi, pasi katër nxënës kanë rezultuar të infektuar.

Gazetarja Brikena Metaj tha për “BalkanWeb” se ka qenë kryeinspektori i ISHSH së Gjirokastrës Edi Sinojmeri i cili vendosi mbylljen e klasës së Vlll, të shkollës 9-vjeçare në Bashkinë e Këlcyrës.

“Kjo mase ekstreme është marrë për të këputur zinxhirin e transmetimit të infeksionit për nxënësit e tjerë dhe rrjedhimisht klasa do të qëndrojë e mbyllur për 14 ditë- ka thënë Sinojmeri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: