Shtetet e Baskuara të Amerikës, kanë raportuar të hënën 1.35 milion raste të reja nga koronavirusi, sipas një raporti të Reuters, ky është totali më i lartë ditor i regjistruar ndonjëherë në botë. Sipas po të njëjtit medium, rekordi i mëparshëm mbahej po nga SHBA, e cila më 3 janar, shënoi 1.03 milion raste.

Ky numër reflektohet sipas ekspertëve, nga fakti se një numër i madh shtetesh nuk raportuan të dhënat gjatë fundjavës.
Mesatarja shtatë-ditore për rastet e reja është trefishuar në dy javë në mbi 700,000 infeksione të reja në ditë.

Rekordi në rastet e reja erdhi në të njëjtën ditë kur vendi pa që numri i pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 gjithashtu pësoi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, duke u dyfishuar në tre javë, sipas një raporti të Reuters.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb