Kryeqyteti i Suedisë njoftoi sot mbylljen e të gjitha muzeve dhe galerive të tij, si edhe kufizimin e aktiviteteve sportive në grup, nga e diela, për të luftuar kundër rritjes së numrit të rasteve të COVID-19.
“Stërvitja në grupe në pishinat e qytetit anulohen, ashtu si patinazhi në akull në pistat lokale”, njoftoi qeveria e qytetit.
“Ideja është të ndihmojmë qytetarët e Stokholmit në përputhje me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore”, shtoi ajo.
Masat janë në fuqi përkohësisht deri më 19 nëntor.
Suedia ndërmori një qasje të pazakontë ndaj pandemisë së COVID-19, me masa mjaft të lejueshme dhe thirrje të arsyes së shëndoshë.
