Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen hapi dyert e rezidencës së pallatit të tij në Vjenë për personat që më në fund kishin vendosur të vaksinoheshin.

Presidenti ftoi 300 persona që të përvishnin mëngët në sallat e pallatit perandorak ”Hofburg”, në qendër të kryeqytetit austriak.

Zyra e tij tha se 230 persona ishin regjistruar paraprakisht dhe të tjerë ishin rreshtuar spontanisht për të marrë dozen e parë.

Van der Bellen deklaroi se donte të bënte pjesën e tij për të rritur ndërgjegjësimin në marrjen e vaksinës.

Deri më tani, 63,7% e popullsisë austriake është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb