Në SHBA , varianti Omicron ka tejkaluar Delta në  mostrat e ujërave të zeza në Orange County, Florida, thanë zyrtarët.

Pavarësisht disa infeksioneve klinike të konfirmuara, mostrat e ujërave të zeza treguan se varianti i ri është tani lloji dominues. Omicron përfaqësoi pothuajse 100% të shtameve nga objektet e ujërave të zeza në një kampionim këtë javë, tha për AP zëdhënësja e Orange County Utilities Sarah Lux.

Orange County është shtëpia e atraksioneve turistike si Walt Disney World dhe Universal Orlando.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: