Njësi të specializuara të ushtrisë bjelloruse janë vendosur në kufirin me Ukrainën, pasi SHBA-të dhe aleatët vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë.

Kjo është konfirmuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura bjelloruse, Viktor Gulevich.

“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike”, thuhet në një deklaratë të martën, shkruan CNN.

Ai tha se ukrainasit kishin krijuar një forcë prej 20,000 vetash afër kufirit të Bjellorusisë, e për këtë kërkohet një përgjigje.
Më herët, ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, tha se vendi ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb