Nuk është më në skenën e rëndësishme të futbollit, por C.Ronaldo ka një shans të artë për të vendosur një rekord të ri Botëror. CR7 është sërish pjesë e Portugalisë, është përfshirë nga trajneri Roberto Martinez në listën e lojtarëve të grumbulluar për kualifikueset e “Euro2024”, ndërsa përballë Liechtenstein, në sfidën e tyre të parë, mund të shndërrohet zyrtarisht në lojtarin me më shumë ndeshje në rang përfaqësuesesh.

Ronaldo
Ronaldo

Ronaldo është në kuotën e 196 ndeshjeve me fanellën e përfaqësueses portugeze, aq sa Bader Al-Mutawa i Kuvajtit. Nëse Ronaldo aktivizohet, gjë është thuajse e sigurt, Ronaldo do të shkoj në kuotën e 197 ndeshje, duke vendosur një rekord të ri. Jo vetëm ky rekord i mundshëm, shifrat e Ronaldos të imponojnë respekt pasi në 196 ndeshje me Portugalinë ka shënuar 118 gola, ka fituar një Evropian, një Ligë Kombesh, ndërsa ka marrë pjesë në 5 Botërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb