Crvena Zvezda vazhdon të bëjë zhurmë për parullat e ndryshe dhe mesazhet politike në ndeshjet e Europës. Së fundmi, Qendra Memoriale e Srebrenicës ka kërkuar nga UEFA marrjen e masës më të ashpër ndaj klubit serb, duke bërë thirrje për përjashtimin e  përhershëm nga kompeticionet evropiane të  Zvezdës. Kërkesa vjen pas veprimeve të tifozëve të klubit në nderim të Ratko Mladiçit, në nderim të Ratko Mladiçit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Serbe të Bosnjës.

“Klubi që me vetëdije përdor kanalet e tij zyrtare të komunikimit për përhapjen e mesazheve që madhërojnë një person të dënuar me vendim të formës së prerë për gjenocid, nuk mund ta reduktojë një veprim të tillë vetëm në sjellje të tifozëve. Kjo nuk është më vetëm çështje e tribunave, por e raportit institucional të klubit ndaj vlerave mbi të cilat UEFA e mbështet futbollin evropian”, thuhet në ankesën e MCS-së.

Vlen të theksojmë se përveç mesazhe për Kosovën, kishte pankarta me mbishkrimin “Gjeneral, lavdi e madhe dhe faleminderit”, ndërsa brohoritën emrin e Ratko Mladiçit.

Në shkresën drejtuar UEFA-s, nuk lihet pa përmendur edhe shpërndarja në rrjetet sociale e imazheve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb