Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, priti në një takim Përfaqësuesin Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe njëherazi zv.presidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ngushtë i Shqipërisë me të gjitha organet e Bashkimit Europian duke përfshirë zbatimin e ligjit në fushat kyçe të politikave strategjike që lidhen me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Evropiane.

Në këtë drejtim theksoi ministri Çuçi, Politika e Sigurisë së Shqipërisë është 100% në përputhje me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, veçanërisht në lidhje me paketën e sanksioneve ndaj Rusisë. Duke u ndalur te lufta, Ministri i Brendshëm risolli në vëmendje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së faktin se Shqipëria ishte ndër vendet e para të Ballkanit Perëndimor që deklaroi mbështetjen e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, si dhe dënoi agresionin e pajustifikuar rus.

Në lidhje me flukset e mundshme migratore të njerëzve që ikin nga Ukraina për shkak të luftës, ministri Çuçi shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të bashkërenduar përpjekjet me vendet anëtare të BE-së për të përballuar këtë krizë të re. Ai solli në vëmendje faktin se Shqipëria ishte vendi i parë që aktivizoi mekanizmin e mbrojtjes së përkohshme në rastin e afganëve që lanë atdheun e tyre pasi talebanët morën pushtetin.
Gjatë takimit u vlerësua gjithashtu edhe angazhimi i KE për mbështetje me instrumente konkret për rritjen e kapaciteteve të sigurisë, përfshirë edhe atë kibernetike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb