Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pyeti kreun e SPAK për një çështje të evidentuar dhe në Raportin e Progresit. Fjala është për referimet dhe hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut.

“Unë dua t’i qëndroj besnik raportit që ne kemi. Dëgjova zotin Dumani disa ditë më parë të fliste për shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike. Ky nuk ka qenë një shqetësim në Raportin e Progresit. Përkundrazi ka pasur një shqetësim lidhur me garantimin e një historiku solid për hetimet proaktive ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut. Cila është gjendja e referimeve proaktive, hetimeve dhe vendimeve përfundimtare në çështjet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut?”, deklaroi Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: