Një astrolog në Kinë ka një mënyrë shumë të veçantë të parashikimit. Teknika e tij, është paksa perverse, sidomos kur bëhet fjalë për parashikimin e fatit tek femrat.

Ky fallxhor është filmuar duke ua prekur gjoksin femrave, me pretendimin se do t’u tregojë se çfarë i pret në të ardhmen.

Kjo duket nga videoja e shkurtër e publikuar në internet, ku shfaqet burri me paterica duke mbajtur pëllëmbën e dorës brenda bluzës së një gruaje.

Ata nuk shkëmbejnë ndonjë fjalë, ndërsa në dhomën ku qëndrojnë fallxhori dhe gruaja ka shumë njerëz që presin të mësojnë për të ardhmen e tyre.

Nuk jepen më shumë detaje për këtë xhirim të çuditshëm që nuk dihet se si përfundon.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb