Duket nga ato historitë e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Albi Alla firmosi javën e shkuar për klubin e Janbian Funde për një pagë prej 150 mijë dollarësh në 10 muaj dhe ishte në pritje të mbërritjes së Agustin Torasës, por situata ka ndyrshuar shumë shpejt.
Janbian Funde ka shpallur falimentin dhe ka nxjerrë të lirë të gjithë lojtarët dhe stafin, teksa vendin e Janbian në ligën e dytë kineze e ka marrë Shanxi Chang Athletic Club. Por Albi Alla ka gjetur menjëherë sistetim dhe pikërisht te Shanxi, skuadra që zuri vendin e Janbian.
Madje, në detajet ekonomike, ish-mbrojtësi i Flamurtarit ka përfituar më shumë, pasi Shanxi i ka siguruar një kontratë prej 200 mijë dollarësh në sezon.
(BalkanWeb)
