Kategoria Superiore dhuron një garë të fortë në të dy anët e klasifikimit me renditjen e saj aktuale pas 23 javëve të luajtura. Por po të shohësh se si ka nisur starti i vitit 2026, tabloja që kupton për formën e ekipeve, është në disa raste larg asaj që është shfaqur në gjysmën e parë të këtij edicioni.

Nëse në majën e klasifikimit të këtyre pesë jave të luajtura në vitit 2026 gjendet Vllaznia me pikë të plota, në vendin e dytë, si “pretendente për titull” në bazë të këtij klasifikimit të pjesshëm, shfaqet Tirana, me 11 pikë të siguruara. Një shifër që rezulton të jetë më shumë se në të gjithë gjysmën e parë të sezonit ku kishte siguruar vetëm 10 të tilla.

Më pas vijnë me radhë Elbasani e Partizani që plotësojnë katërshen e parë të kampionatit sa i përket kësaj renditje të pjesshme.

Ajo që bën përshtypje gjithashtu është zona e ftohtë e startit të fazës së tretë. Bylisi dhe Teuta janë skuadrat që kanë bërë më keq, me vetëm 2 pikë. Por ekipe të cilat si teori po ecim me hap mbijetese janë gjithashtu Dinamo me Egnatia. Kryeqytetasit kanë regjistruar 3 pikë në 5 ndeshje, ndërsa rrogozhinasit kanë 5 të tilla.

Zxcxzczxcxzczxc
Zxcxzczxcxzczxc

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb