Pas tërmetit katastrofik 8.8 ballë në Kamchatka të Rusisë, një cunam u aktivizua në Oqeanin Paqësor. Pas brigjeve ruse dhe Japonisë, vala e cunamit ka arritur në brigjet e disa shteteve amerikane, përfshirë Oregonin, Kaliforninë dhe Washingtonin.

Vala më e lartë e regjistruar deri më tani ishte gjysmë metër dhe u regjistrua në zonat e Arena Cove, Crescent City, Monterey në Kaliforni. Paralajmërimi për cunam mbetet në fuqi për bregdetin verior të Kalifornisë.

Ndërkohë, alarmi për cunam u zbeh për Hawaiin, sipas Qendrës së Paralajmërimit për Cunam të Paqësorit, drejtori i së cilës tha se “më e keqja ka mbaruar” për arkipelagun.

Valët deri në 1.7 metra të larta arritën në ishuj përpara se kërcënimi për shtetin të ulej rreth orës 11:50 sipas orës lokale.

Më herët, banorëve të zonave bregdetare iu ishte kërkuar të zhvendoseshin në vende më të larta ose të paktën në katin e katërt të ndërtesave, ndërsa Roja Bregdetare e SHBA-së kishte urdhëruar anijet të largoheshin nga portet.

Fluturimet në aeroportin e Honolulusë, të cilat ishin pezulluar, u rikthyen, sipas Departamentit të Transportit, ndërsa aeroporti kryesor në Maui vijon të jetë i mbyllur.

(Pamje nga cunami në brigjet ruse)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb