Kukësi do të luajë ditën e nesërme ndaj Kamzës. Në konferencën e zakonshme përpara takimit ka dalë trajneri Cungu. Trajneri ka përmendur përsëri mungsat dhe ka pranuar se ka presion.

Gjendja
“Na ka shërbyer kjo kohë për tu stërvitur, por jo për rikuperimin e lojtarëve. Do të mundohemi me këtë kontigjent që kemi. Kam mungesa dhe nuk është e lehtë. Nuk është një situatë e panjohur pasi kemi kohë me këtë situatë. Secili ka mundësinë të jap më të mirën. ”

Presioni
“Presioni i rezultateve ka qenë gjithmonë, jo vetëm te unë, por te çdo klub në botë. Ndeshja me Kamzën është e vështirë. Është një ekip që do kujdes pasi ka futbollistë cilësorë. Dinë të shprehen mirë dhe të kuptojnë situatën. Ata kanë nevojë për pikë.” u shpreh fillimisht Cungu.”

Merkato
“Për sa i përket merkatos nuk e kam mendjen tea jo. Jam i përqëndruar te ky grup që kam. Them fjalë të mira për grupin dhe lojën. Ardhja e Kalesë do të ishte vlerë për ekipin, por kishte një kohë të humbur. Ishte shkëputur nga ekipi. Po të vinte përsëri këtu do të kërkonte kohë të përshtatej përsëri pasi ka qenë në Vlorë. Drejtuesit e panë të arsyeshme të merrnin këtë vendim. Për sa i përket Shkurtajn nuk dua të flas nuk kam asnjë koment. Përmenden shumë emra, shpesh edhe ata që nuk janë në orbitën tonë apo idetë tona. Është herët për të folur. Kemi edhe 5 ndeshje të tjera.”

Tifozët
“Ekipi vuan mungesën e tifozëve dhe ndeshjet jashtë e kanë ftohur. Shpresoj që nesër të jenë dhe ekipi të ndihet më ngrohtë. Ekipi ka nevojë për tifozët në çdo ndeshje. Tifozët kanë dëshirë të shohin ekipin duke fituar. Besoj se janë të kënaqur me lojën, por jo me pikët”. /PanoramaSport/

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb