TIRANE – Kur kanë mbetur edhe pak orë nga koncerti madhështor i Daddy Yankee në sheshin “Skënderbej”, këngëtari nga Porto Riko ka mbërritur në Tiranë.
Në disa foto të publikuara nga Top Channel tregohen momentet e para të Daddy Yankee në Shqipëri.

Ndërsa vetë këngëtari i njohur rreth dy orë më pare ka publikuar në “Instastory” një video nga avioni, ku duket Shqipëria dhe sipër saj ka vendosur edhe flamurin shqiptar.

Koncerti i madh do të startojë në orën 20:00 me Encën dhe Ledri Vulën, që do të ngrohin atmosferën, para se Daddy Yankee të nisë performancën e tij që do të zgjasë rreth 90 minuta.

Daddy Yankee është këngëtari i hitit të njohur në mbarë botën, “Despacito” e cila numëron mbi 5 miliardë klikime në YouTube.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: