TIRANE
Dafina Zeqiri është përfolur shpesh në mediat rozë për lidhjet e saj të dashurisë. Por Dafina kohët e fundit duket sikur e ka lënë “mënjeanë” dashurinë dhe i është përkushtuar karrierës.

Gjatë kohës që ishte në SHBA, Dafina ishte në një lidhje me Jose-n, me të cilin qëndroi për dy vite. Mirëpo, me zhvendosjen e saj në Prishtinë, nuk kemi parë më foto të çiftit së bashku.
Përmes një fotoje të publikuar në Instastory, Dafina ka treguar edhe statusin e saj. Në foto shihet një dorë që shtrëngon një dorezë plastike të mbushur me ujë. “Statusi im aktual”, – shkruhet mbi fotografi në formë ironie.
(BalkanWeb)
