Dinamo fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Vorës në kampionat, duke konsoliduar vendin e saj në “Final 4” për momentin. Skuadra e Dajës nuk e pati të lehtë kundër Vorës, pasi ishte në disavantazh dhe për herë të parë arriti ta përmbyste rezultatin këtë sezon.
Ndërkohë, risi ishte edhe debutimi i mesfushorit Fjoart Jonuzi. Mesfushori nuk ishte preferuar deri në këtë pikë të kampionatit nga trajneri Ilir Daja, megjithëse mes tyre nuk ka pasur asnjë problem deri më tani, edhe pse sezonin e shkuar ishte ndër më të dalluarit.
Jonuzi u transferua me bujë nga Tirana pak kohë më parë, por duket se Daja e ka humbur besimin dhe është detyruar të improvizojë disa role, madje duke kthyer Qardakun në qendër të mesfushës, edhe pse roli i tij është sulmues.
Sa i përket të tjerëve, të gjithë kanë marrë minuta këtë sezon me Dinamon, me përjashtim të portierit të dytë, Edmir Sali, i cili vazhdon të jetë në stol, pasi Teqja është kthyer në titullar absolut me paraqitjet e tij
