Dajë Pashaku u bë i njohur nga mbesa e tij, modelja Beniada Nishani e cila është nje nga personazhet Vip në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Banorja e “Big Brother VIP”, shpesh herë e ka përshëndetur nga kamerat dajën e saj, teksa ka folur për të duke thënë se e do shumë.
Ndërkohë, ai edhe e ka vizituar, Beniadën në shtëpi duke i dhënë edhe disa këshilla. Ndër të tjera, Dajë Pashaku ka qenë i ftuar në “Shqipëria Live” dhe tha se i ka gjetur një të dashur modelës.
Kujtojmë se, Beniada është një nga finalistja e dytë e “Big Brother VIP”.
