Mirlind Daku protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol ndaj Zenitit, në barazimin 2-2 të Rubin Kazanit në kampionat.
Në minutën e 90-të, pas një krosimi të Roshkov, Daku u kordinua në mënyrë perfekte, duke ndëshkuar portierin kundërshtar.
Goli i sulmuesit kuqezi
Kujtojmë që Daku rinovoi kontratën me Rubin Kazan disa javë më parë, sakaq një nga ekipet që përflitej se mund të transferohej ishte pikërisht Zenit.
Lojtari i Kombëtares është pjesë e Rubinit që në vitin 2023, periudhë në të cilën erdhi nga Mura.
(BalkanWeb)
