KOSOVA
Exit Poll-et e para kanë dalë tashmë për zgjedhjet në Kosovë, dhe në shumicë ato nxjerrin fituese të zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas Institutit të Prishtinës për Studime Politike ,PIPO, LVV merr 41.8% të votave duke u shpallur dhe parti fituese. Në vend të dytë renditet PDK me 16.5%, ndjekur nga LDK me 15.2%, AAK me 7.2%, Nisma me 2.6%. Ndërkaq pakicat marrin 16.7%.
Po sipas këtij instituti, Vetëvendosje merr 52 ulëse në parlament, PDK 20, LDK 19, AAK 9 dhe komunitetet e pakicave 20.
Edhe sondazhet e tjera kryesisht mediatike e nxjerrin Vetëvendosjen fituese, madje me mbi 50% të votave ndërkohë që në rezultetet e para të KQZ partia e Kurtit del kryesuese bindshëm
Në këto zgjedhje në Kosovë votuan 834 mijë qytetarë, ose 46.9% e qytetarëve me të drejtë vote.
(BalkanWeb)
