Dalin në dritë të tjera detaje nga sekuestrimi i sasisë rekord prej 1.4 tonë kokaine në Malin e Zi.

Mediet fqinje raportojnë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas, përkatësisht Budo Krstović, 66 vjeç, dhe Marina Krstović, 27 vjeç. Mediat malazeze kanë publikuar pamjet e momentit kur transportohen i ati dhe e bija në ambientet e prokurorisë për t’u marrë në pyetje.

Droga ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit dhe ishte e ndarë në 1205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.

Policia futi në kurth transportuesit e kokainës duke i lënë të kalonin në port për të mësuar destinacionin e tyre më pas arrestuan i ati me vajzën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: