BRITANI E MADHE – Një koleksionues austriak pretendon se gruaja në këto foto nudo është vetë Eva Braun, e dashura e përjetshme dhe gruaja e liderit famëkeq nazist Adolf Hitlerit

Në njërën nga fotot, Eva, nëse është vërtetë ajo, shihet me duar të vendosura në flokë, krejtësisht e zhveshur, duke pozuar dhe qeshur, ndërsa në tjetrën teksa lahet në një liqen alpin.

“Në një plazh të izoluar në Liqenin e Wolfgang, gusht 1943 “- është shkruar në pjesën e prapme të fotos, që ka bërë mjaft kurioz historianët.

Koleksionuesi, një 30-vjeçar i identifikuar si Bernard S. ka deklaruar për gazetën gjermane BILD, se “unë i kam studiuar të gjitha fotot që kam mundur të gjej të Eva Braun. Dallohet fare qartë se në foto është ajo”- ka tënë ai për mediat.

Braun ishte partnerja e Hitlerit derisa u martuan më 30 prill të vitit 1945 në një bunker poshtë kancelarisë. Të dy vdiqën duke kryer vetëvrasje rreth 40 orë më vonë. Fotot janë bërë publike nga mediat britanike
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb