Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar tek vaksinat anti-covid, kanë mbërritur kontenierët me ngarkesat e para në Serbi. Vaksinat e firmës “Pfizer” janë shkarkuar sot në aeroportin “Nikola Tesla” të Serbisë.
Mediat serbe kanë publikuar pamje nga momenti i mbërritjes së vaksinave, ndërsa bëhet fjalë për 4800 doza. Ktëo vaksina do të injektohen tek 2400 qytetarëve, e ndarë në 2 doza.
Kujtojmë se kjo është ngarkesa e parë që vjen në Serbi, ndërsa në fillim të janarit do të vijnë vaksina të tjera.
(BalkanWeb)
