Dega Gramsh e Partisë Demokratike, ka rizgjedhur në postin e kryetarit Kodhel Çalën. Ai është shpallur fitues me një total prej 161 votash.
Renditja e kandidatëve të tjerë ka qenë: Artur Rrodhe ka marrë 145 vota, Ahmet Zani 42 të tilla, Gëzim Toçila 29 vota dhe në vend të fundit është renditur
Armir Xhangoli me 17 vota
Kryetari i rizgjedhur Çala e mban këtë post që prej vitit 2018.
(BalkanWeb)
