Pedagogu i kriminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar një teknikë të re që përdoret për të kopjuar në provimet e Maturës Shtetërore. Ai foli për një ‘gjetje’ që kanë gjetur sëfundmi të rinjtë për të zgjidhur tezat dhe për të ‘shkëlqyer’ në provime.

Duke folur për MCN Live, Karamuço deklaroi se një nga teknikat e reja të teknologjisë së lartë është kufja me magnet në vesh, e cila ndonjëherë është e rrezikshme kur nuk e kap dot magneti. “Kanë ardhur tek ne shiten në dyqane. Lidhet me celularin.

Vjet kemi kapur dy studentë që e kalonin këtë si pajisje me njeri-tjetrin, vetëm flet shumë pak dhe nuk dëgjohet edhe kur kalon pedagogu mbikëqyrës.

Vetëm duhet të kesh një moment që t’i tregosh pyetjet dhe çdo gjë që përgjigjet shkruhet në tezë dhe nuk kuptohet. Kjo ka qenë arsyeja që në provimet e Magjistraturës janë bllokuar valët e celularëve, por nuk mund t’i bllokosh në të gjitha gjimnazet dhe shkollat e mesme”, tha ai. Sipas tij, nëse do dalin sërish tezat diçka nuk po funksionon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb