Brazil-Kroaci është një nga ndeshjet e çerekfinales së Botërorit të Katarit që po pritet me interes të madh. Para sfidës për mediat ka dalë jo vetëm trajneri, por edhe mbrojtësi i Seleçiao, Danilo.
“Kroatët kanë lojtarë vërtet të fortë. Nuk ka nevojë të flitet shumë për Modric, dhe Brozovic, Perisic dhe Kovacic. Të gjithë kampionët i njoh mirë. Ata janë të mirë dhe për më tepër janë mësuar të luajnë ndeshje të rëndësishme. Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe ne duhet të përgatitemi sa më mirë për ta përballuar atë” – Tha ai.
(BalkanWeb)
