Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka vlerësuar hapjen e ambasadës daneze në Tiranë si një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit.
Duke falënderuar Danimarkën për këtë vendim, MEPJ thekson se ky vendim, “ilustron angazhimin danez ndaj partneritetit tonë dhe mbështetjen për të ardhmen tonë të përbashkët në BE”.
Ministri i Punëve të Jashtme të Danimarkës, Lars Lokke Rasmussen ka informuar Komitetin e Politikës së Jashtme se Danimarka do të hapë ambasada të reja në Argjentinë dhe Shqipëri në vitin 2026.
Me një ambasadë në Shqipëri, Danimarka do të jetë në gjendje të mbështesë dëshirën e vendit për t’u bërë anëtar i BE-së dhe të forcojë qëndrueshmërinë e tij, përfshirë edhe kundër ndikimit negativ nga Rusia, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme daneze.
