Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zyrat e gjigantit farmaceutik të Danimarkës Novo Nordisk në periferi të Kopenhagës, njoftoi shërbimi zjarrfikës.

“Është një zjarr i madh. Ne kemi vendosur rreth 100 zjarrfikës”, tha shefi i operacioneve Martin Smith, duke sqaruar se ndërtesa është evakuuar. Ky është gjigandi farmaceutik që prodhon Ozempic.

Zjarri shpërtheu në një kontejner në një kantier ndërtimi në Novo Nordisk dhe u përhap në çatinë e një ndërtese ngjitur të kompanisë fqinje. Tymi është i dukshëm nga një distancë prej 30 kilometrash.

Zjarri i sotëm ndodhi më pak se një javë pas zjarrit të 16 majit në një vend tjetër në Novo Nordisk në Kalundborg, i cili nuk ndikoi në prodhimin e kompanisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: