Është Kombëtarja më e re në moshë, e njohur vetëm pak kohë më parë nga FIFA dhe UEFA por rendimenti i Kosovës është fantastik, askush nuk ka bërë më mirë se sa dardanët në këtë periudhe. Me barazimin e fundit kundër Bullgarisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset “Euro 2020”, skuadra e drejtuar nga Shaland e ka çuar në 12 numrin e ndeshjeve pa humbje radhazi në arenën ndërkombëtare, si askush tjetër në botë sa i përket serive aktive.

Rashica
Rashica

Gjithçka ka filluar në nëntor 2017, ka vazhduar gjatë gjithë 2018 me miqësore dhe ndeshjet në Ligën e Kombeve, për të vazhduar tashmë në mars me dy barazimet ndaj Danimarkës e Bullgarisë. Në këtë klasifikim të veçantë vetëm Afrika e Jugut i afrohet, sigurisht kjo thjeshtë në numra, pasi rivalët e Kosovës kanë qenë shumë herë më të fortë. Në këtë listë gjejmë dhe përfaqësuese si Portugalia e Serbia (8) apo Brazili e Anglia (8), të cilat nuk njohin disfata që nga ndeshjet e fundit që zhvilluan në Rusi 2018.

Shala
Shala

Duke u rikthyer tek ndeshja e së hënës, Bozhikov kaloi Bullgarinë në avantazh në minutën e 39-të ndërsa Zeneli riktheu baraspeshën në minutën e 61-të.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb