“Procesi nuk duhet të zvarritet. Sa kohë nuk sekuestrohen paratë e kriminelëve nuk ka eficencë…”, kështu u shpreh ish-deputeti Dashamir Shehi në një intervistë në “Kjo Javë” me moderatoren Nisida Tufa, ndërsa foli për drejtësinë.

Gjatë intervistës, Shehi komentoi punën e SPAK, ndërsa theksoi se është shumë rëndësishme që të ndiqen paratë, të goditen paratë e krimit.

“Nëse nuk shkojnë të godasin paratë e krimin, kriminelët nuk shqetësohen. Edhe politika nuk e ka problem. Pra kemi treguar në këto vitet që mund të bësh politikë edhe nëse të thërret SPAK. Ai është një institucion që punon si skuadër. Janë caktuar për atë punë”, tha Shehi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: