TIRANE – Vetëm pak javë kanë kaluar nga publikimi i “Dua” të Encës por kënga është klikuar miliona here dhe është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar.
Në një kohë që fansat e saj e kanë komplimentuar këngëtaren, shumë pak nga kolegët e saj e kanë vlerësuar.

Megjithatë, Enca gëzon simpatinë dhe përkrahjen e shumë emrave të njohur të muzikës shqiptare. Një prej tyre është edhe Adelina Ismaili. E ftuar ditën e shtunë tek “Elite Shoë” këngëtarja ka treguar se i pëlqen Enca si këngëtare dhe zërin e saj e njeh menjëherë kur e dëgjon.
“Ia njoha zërin. Encën e kam takuar për herë të parë në Sarandë para shumë kohësh. E dua fort”- është shprehur Adelina. Gjithashtu edhe Enca i është përgjigjur deklaratës së dashurisë së Adelinës.
“Adelina, edhe unë të dua shumë. Dashuri me shikim të parë në fakt.”, – ka shkruar Enca në Instastory teksa ka shkëputur momentin e intervistës së Adelinës.
(BalkanWeb)

