Gjatë diskutimit në emisionin “Dritare me Rudinën” në News24, për faktorët që çojnë në dhunë në familje, teologu Elvis Naçi dha një shpjegim të thjeshtë.

Ai tha: “15 vjet me gruan kam një raport të shkëlqyer, por dialogu është i tillë, i kam thënë gruas sime, “nëse ka krisje nuk ia vlen të vazhdohet një martesë ku humbet dashuria, joshja dhe gjerat nuk shkojnë ashtu sic duhet. Sforcimi çon në vrasje. Por unë perpiqem t’ia kthej ne lule jetën bashkëshortes sime”.

Sipas Naçit, divorci duhet të pranohet me qytetari. “Ka ose martese të suksessshme, ose divorc normal, kjo duhet të kuptohet. Kur nuk funksionon nuk është kiameti. Një familje e sforcuar është vuajtje. Atëherë po të kuptosh këtë, përse vret? Përse lë fëmijët pa prindër?, shtroi pyetjen teologu i njohur Elvis Naçi.

BalkanWeb

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: