Një pjesë e madhe e “News24 Fundjavë” i ishte kujtuar sot dashurinë, në ditën e Shën Valentinit.

Dita kur të gjithë kremtojnë dashurinë, nuk është aq e bukur dhe me ngjyra për ata të cilët kanë humbur partnerët dhe nuk i kanë më në jetë.
Inspektorja e policisë dhe poetja Meri Mezini, e cila ka humbur bashkëshortin vetëm 7 muaj më parë, është përlotur në studio ku ka rrëfyer se si është jeta tashmë dhe përpjekjet për të realizuar ëndrrat.

“Erdhëm në Tiranë dhe kuptuam që edhe në Shqipëri mund të ketë emigrim. Erdhën nga Vlora. U bë suporti im më i madh i arritjes së ëndrrave edhe pse me vonesë.
Ne femrat nga natyra jemi pak egoiste, por u bën mesazh të gjithave që kuptojmë vlerën e atyre që kemi në krah vetëm kur ata ikin. Atëherë kuptojmë sa i rëndësishëm është ai njeri që kemi në krah dhe duhet t’i kushtojmë rëndësi sa e kemi në jetën tonë.
Dashuria nuk vdiq atë ditë që ai iku, dashuria jeton në firma të ndryshme, për mua jeton në kujtime.
Nuk ka dashuri as të parë as të fundit sepse ndonjëherë ajo e fundit bëhet më e fortë se ajo e para.
14 shkurti është një festë që erdhi pas viteve ’90 dhe nuk është shumë festë për brezin tonë.
Në vitet e para mërzitesha dhe i thoja përse nuk më do dhe nuk më bën dhurata, por gjithçka u normalizua më tej”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb